Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

‘Fiket makina dhe aty ndodhi një shpërthim’, flet zjarrfikësi që u plagos aksidentalisht pas atentatit ndaj Çapjas

Shkruar nga Newsbomb
Zjarrfikesi Dashamir Muhaxhiri

Nga atentati që iu bë Ardian Çapjas ka mbetur i plagosur aksidentalisht edhe një zjarrfikës, që ka shkuar të fikë zjarrin që atentatorët i kishin vënë makinës së tyre.

Mësohet se brenda në makinë ka pasur fishekë, të cilët kanë shpërthyer nga djegia. Për pasojë është plagosur në këmbë zjarrfikësi, Dashamir Muhaxhiri 38 vjeç, i cili ka treguar ngjarjen për abc news.

“Ngjarja ka ndodhur me njoftimin e zjarrit. Vajtëm se na u tha  që po diogjesh një makinë. Vajtëm në vendngjarje duke bërë procedurat tona, fiket makina dhe aty ndodhi një shpërthim. Nuk e vura re, më pas pasi u fik makina, nuk e di për çfarë dhe se çfarë shpërthimi ishte. Mendova ndonjë gomë dhe më pas pashë që ishte një ashkël llamarine në këmbë”, ka thënë ai.

nnnnnn.jpg

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll