Tirana
overcast clouds
4.5 ° C
4.5 °
4.5 °
75 %
1kmh
100 %
Enj
11 °
Pre
11 °
Sht
11 °
Die
9 °
Hën
8 °
E enjte, 2 Shkurt, 2023

Fiken dritat në mëngjes dhe mbrëmje, Franca përgatitet për ndërprerje të energjisë elektrike

spot_img

Lajme të ngjashëm

Qeveria franceze përgatit qytetarët se mund të kenë ndërpreje të energjisë për shkak të krizës.

Zyrtarët e qeverisë franceze kanë sqaruar tashmë se çdo ndërprerje e energjisë elektrike do të ndodhë kur rrjeti i energjisë është tepër i tendosur, në rast të motit jashtëzakonisht të ftohtë, apo problemeve të vazhdueshme në centralet bërthamore franceze dhe dështimit për të blerë furnizime shtesë me energji nga fqinjët evropianë.

Qeveria franceze ka bërë të ditur se do të udhëzojë zyrtarët rajonalë që të përgatiten për një ndërprerje të kontrolluar të furnizimit për një maksimum prej dy orësh, shkruajnë mediat e huaja.

“Nuk po themi se do të ketë ndërprerje të energjisë, por nuk është e pamundur”, sqaroi zëdhënësi i qeverisë Olivier Véran sot.

Për më tepër, këto ndërprerje të energjisë elektrike do të ndodhin vetëm në mëngjes (midis ora 08:00 dhe 13:00) ose në mbrëmje ndërmjet orës 18:00 dhe 20:00 dhe nuk do të preknin ndërtesat vendimtare si spitalet.

Më shumë


spot_img









spot_img