Policia e Shtetit gjatë javëve të fundit ka nisur një operacion për çmontimin e kamerave të vendosura nga grupet kriminele, që monitoronin lëvizjen e policisë dhe jo vetëm.
Kamera janë çmontuar në Shkodër, Lushnje, Durrës, Fier, Vlorë, Korçë, Pogradec, Elbasan, etj. I njëjti operacion u zhvillua edhe në Tiranë, ku në disa lagje u çmontuan gjithësej 155 kamera, ndërsa janë vënë nën hetim 37 persona.
Nën hetim janë vënë emra të njohur për policinë, ku mes tyre dhe Endrit Dokle. Ai është vënë nën hetim për vendosjen e kamerave spiune pranë banesës në Tiranë në mënyrë të paligjshme.
Mes personave nën hetim janë identifikuar edhe: Baftiar Sufa, Bajram Gjoshi, Bledar Musaj, Boiken Spahiu, Denis Dervishi, Elidon Kotorri, Ervin Mansaku, Ervis Murati, Florand Karemani, Florian Dragoni, Gëzim Çelaj, Gjergj Cukali, Igli Selita, Ilir Oshafi, Rigers Krroqi, Valbona Drapi dhe Zenel Gjosh, Julian Malutaj, Aurel Penci dhe Ismet Kumarakaj.