Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
83 %
1.5kmh
0 %
Enj
38 °
Pre
38 °
Sht
35 °
Die
34 °
Hën
33 °
E enjte, 24 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Figurat e reja në PS, Meta nga Korça: Sa më shumë intelektualë për kandidat për deputetë dhe sa më pak biznesmenë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

276ab4a6e34a546001a60c6b6a14b7a9

Presidenti Ilir Meta pasi ka uruar mësuesit për 7 Marsin, një një deklaratë i është përgjigjur dhe pyetjeve të gazetarëve në lidhje me politikën.

Meta i pyetur për qëndrimin e tij në lidhje me përfshirjen e figurave të reja në listat e Partisë Socialiste, ka thënë se nuk ka asnjë koment për asnjë subjekt politik. Ai është shprehur që duhet të ketë sa më shumë pedagog e pedagoge, sa më shumë intelektualë dhe sa më pak biznesmenë.

“S’kam asnje koment për asnjë parti. Sa me shumë pedagog e pedagoge sa me shumë figura të pasta dhe sa më pak biznesmenë në Kuvendin e ardhshëm. Jo se kam dicka me biznesmentët, por është e rëndësishme që të kemi njerëz me integritet,” tha Meta.

Ai u pyet edhe për mundësinë e votimit të personave infektuarit me COVID. Kreu i Shtetit tha se duhet gjetur mënyra që ata të shprehin vullnetin e tyre.

“E drejta kushtetuese për të votuar prevalon mbi çdo pengesë dhe vështirësie. Të gjejmë rrugën më praktike e cila edhe ruan shëndetin por edhe nuk privon asnjë qytetar të shprehë vullnetin e tij”, tha Meta.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img