Fifi dhe Adisi janë një ndër çiftet më të komentuar në showbizin shqiptar. Që prej momentit që ata bënë publike lidhjen e tyre, kanë qenë në qendër të mediave rozë dhe çdo lëvizje e tyre është ndjekur me kuriozitet.
Si këngëtarja njëjtë dhe partneri i saj janë mjaft aktivë në rrjetet sociale ku nuk ngurojnë të ndajnë dashurinë e tyre edhe me ndjekësit.
Së fundmi, Fifi ka bërë edhe një dedikim romantik në rrjetet sociale për të dashurin e saj.
“Përtej dashnisë ! S’jemi te parët ne jetët tona, po një gjë e di – ty do të ët dedikoj veten . M’fal që nuk jam rujt vetëm për ty, po një gjë e di – për ty do jetoj . Të gjeta çmenduria ime , dashnia që e kërkova për vite me rradhë . Të dua”- shkruan Fifi në një postim në Instagram.