Tirana
broken clouds
3.5 ° C
3.5 °
3.5 °
75 %
3.6kmh
75 %
Enj
11 °
Pre
12 °
Sht
11 °
Die
10 °
Hën
5 °
E enjte, 2 Shkurt, 2023

FIFA mes dy “zjarresh”, reagon dhe ministri serb Ivica Daçiç: Çfarë është ofenduese këtu, nuk e kuptoj?!

spot_img

Lajme të ngjashëm

Flamuri i shpalosur në dhomat e zhveshjes së kombëtares së Serbisë në ndeshjen ndaj Brazilit, ka sjellë një debat të madh politik. Shenjat e racizmit të shfaqura nga serbët janë të papranueshme dhe kësisoj kanë qenë të shumta reagimet.

FIFA pas reagimit të Kosovës, si Federatë pjesmarrëse e qeverisë së futbollit, ka ndërmarrë menjëherë masa disiplinore për këtë veprim të serbëve. FIFA citoi një pjesë të kodit të saj disiplinor që mbulon sjelljen e pahijshme, duke përfshirë “gjestet, shenjat ose gjuhën fyese” dhe “përdorimin e një ngjarjeje sportive për demonstrime të një natyre josportive”.

Ditën e sotme reagim mbi këtë çështje ka bërë dhe Sali Berisha. Nga ana tjetër ka qenë ministri i jashtëm serb, Ivica Dacic i cili ka deklaruar se nuk e kupton pjesën ofenduese në këtë mes kur dikush shprehet që “Nuk ka dorëzim”.

Ivica Dacic: “Serbia është një vend i njohur ndërkombëtarisht, anëtar i Kombeve të Bashkuara, me Kosovën pjesë të Serbisë, çfarë nuk është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe çfarë është ofenduese. Ky është një tregues se sa nuk ka parime, por standarde të dyfishta. Ata kurrë nuk e ndëshkonin Ukrainën kur thoshte se ‘Donbasi është i yni’ dhe ‘Krimea është e jona’, cili është dallimi”.

Më shumë


spot_img









spot_img