Tirana
scattered clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
81 %
1.5kmh
40 %
Hën
7 °
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
10 °
Pre
8 °
E hënë, 17 Janar, 2022
spot_img

FIFA falenderon kryeministrin Edi Rama për evakuimin e 57 sportistëve nga Afganistani

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Organizmi më i lartë I futbollit botëror, FIFA ka falenderuar një sërë personalitetesh nga bota për evakuimin e emigrantëve nga Afganistani. Në valën e dytë të tërheqjes, janë larguar nga vendi që është në konflikt politik 57 persona.

Kreu i FIFA, Gianni Infantino mes emrave që kanë kontribuar në këtë mision ka renditur edhe kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Gjithçka lidhet me largimin e një skuadre futbolli dhe basketbolli nga vendi afgan, teksa një ndihmesë e ka dhënë edhe Shqipëria.

Mbi 1 mijë shtetas afganë kanë ardhur në vendin tonë, duke u strehuar përkohësisht. “Ne do të donim të shprehim falenderimet tona të sinqerta si për Amirin e Katarit, Lartësinë e Tij Sheik Tamim bin Hamad Al Thani, ashtu edhe për Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, që na ndihmuan me këtë mision humanitar dhe për të gjithë ndihmën e tyre në zhvendosjen e sigurt të këtyre anëtarëve të komunitetit të futbollit në rrethana të tilla sfiduese”, shkruan Infantino.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img