Hapësire reklamuese

Politikë

"Fieri nuk pati rezultatin që prisnim", Damian Gjiknuri krah Subashit dhe Petro Koçit: Kemi një analizë të thellë për të bërë

Shkruar nga Newsbomb
"Fieri nuk pati rezultatin që prisnim", Damian Gjiknuri krah

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri ditën e sotme është ndalur në qytetin e Fierit, ku do të bëhet prezantimi i Taulant Ballës si drejtues i ri politik i këtij qarku, duke zëvendësuar Gramoz Ruçin.

Gjiknuri shoqërohej nga Sekretari Organizativ Blendi Klosi, kryebashkiaku Armando Subashi dhe deputeti Petro Koçi. Në një prononcim për mediat, Gjiknuri u shpreh se Fieri nuk prodhoi rezultatin që PS priste, ndaj nevojitet një analizë e thellë për t'u bërë në këtë qark.

“Siç e shikoni pas vendimeve të fundit të Kongresit dhe riorganizimit të Partisë Socialiste unë si Sekretar i Përgjithshëm kam filluar një tur takimesh në të gjitha qarqet e Shqipërisë, për të prezantuar të deleguarit  e rinj dhe njëkohësisht për të filluar punën për e reformimit organizativ të Partisë Socialiste me qëllim që partia të fillojë përgatitjet për zgjedhjet lokale. Ne nuk jemi një parti që mund të flemë gjumë dhe të presim zgjedhjet, përkundrazi ne duhet të kryejmë punët tona të organizohemi sa më mirë dhe aq më tepër që dalim nga disa zgjedhje fituese. Partia Socialiste do të korigjojë ato gabime me qëllim që zgjedhjet vendore të jenë një rezultat shumë i favorshëm për PS. 

Takimi është i  karakterit organizues, prezantues dhe lënia e detyrave për strukturat e partisë për të filluar disa nga masat që janë në funksion të riorganizimit të Partisë Socialiste. Në të gjithë Shqipërinë do të ketë riorganizimit të strukturave, që patjetër do të përfshijë Fierin dhe bashkitë e tjera, por gjithmonë në funksion të analizës dhe rezultateve elektorale.

Fieri nuk pati rezultatin që ne prisnim, dhe pikërisht këtu në Fier ka një analizë të thellë për të bërë. Fieri ka qenë një qark tradicionalisht i majtë, qark shumë i rëndësishë për PS. Në këto zgjedhje ka gjëra që duhen riparë prandaj dhe për ne Fieri ka një rëndësi të jashtëzakonshme dhe fitorja e zgjedhjeve vendore në Fier do të jetë shumë e rëndësishme për fitoren e zgjedhjeve të përgjithshme kur ti vijë radha.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu