Hapësire reklamuese

Aktualitet

Fieri në "shtetrrethim", FNSH-ja kontrollon makinat luksoze dhe ato me targa të huaja

Shkruar nga Newsbomb
Fieri në "shtetrrethim", FNSH-ja kontrollon makinat luksoze dhe

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejt kanë qenë mbrëmjen e djeshme në qytetin e Fierit, në një aksion "blic" për kontrollin e makinave luksoze dhe atyre me targa të huaja. Pikat hyrëse dhe dalëse të qytetit shpesh njohin prani të shtuar të uniformave blu, por këtë herë kanë qenë prezent edhe në akse të tjerë e në numër më të madh.

Grupe kontrolli të përbëra nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejt, Struktura e Hetimit në Drejtorinë e Policisë Fier, oficerë e agjentë të Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier dhe Patrulla e përgjithshme, kanë zbritur në terren, duke ngritur disa postblloqe.


Automjetet luksoze dhe ato me targa të huaja kanë qenë në "sitën" e efektivëve. Burime pranë Policisë së Fierit kanë bërë me dije se fokusi ka qenë kapja e personave në kërkim, atyre që qarkullojnë me armë zjarri apo atyre që tentojnë të shpërndajnë lëndë narkotike.

Ky kontroll vjen vetëm një ditë pasi në Fier ishte i pranishëm në analizën e punës së Drejtorisë së Policisë Fier edhe kreu i Policisë së shtetit Gledis Nano.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu