Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

OpEd

FIERI, LUSHNJA, DIVJAKA "u mbytën në para", pse humbi PS një deputet??? (ANALIZA E VOTËS)

Shkruar nga Newsbomb

Çfarë ndodhi me zgjedhjet në Qarkun Fier?

Pse rezultati nuk ishte i pritshmerive të Partisë Socialiste ?

Ku ishin humbjet më të mëdha në vota?

Cilët janë faktorët që mund të kenë ndikuar në këtë rezultat?

Me këtë analizë do merret edhe vetë Partia Socialiste, por edhe ne do bëjmë një analizë sipas gjykimit tonë të pavaruar gazetaresk. Në këtë cikël analizash dhe opinionesh të mia dëshiroj të cek si fillim bashkinë Divjakë e në ciklet në vijim me bashkitë e tjera të Qarkut për të evidentuar në publik “mëkatarët” e vërtetë të humbjes së një mandat deputeti.

Fillojmë me shifrat e votave ne krahasim me zgjedhjet parlamentare 2017 për t’u orientuar më mirë në gjykimin tonë .

Bashkia.

Divjaka.            -3381 vota nga zgjedhjet 2017 .

Lushnja.           – 3785 vota nga zgjedhjet 2017.

Mallakastër       – 932 vota nga zgjedhjet 2017.

Patosi               – 1167 vota nga zgjedhjet 2017.

Roskoveci        -1537 vota nga zgjedhjet 2017.

Fieri.                -1778 vota nga zgjedhjet 2017.(Në qytet -270 vota, shifër e papërfillshme)

Zona e Lushnjes dhe Divjakës janë zonat që kanë rezultatin më negativ në keto zgjedhje, po të shikojmë dhe numrin e votuesve dhe që janë bashki me popullsi më të vogël se disa bashki të tjera në qarkun e Fierit .

Pra, nëse kryqëzon shifrat sa votues kanë marrë pjesë, rezultati krahasuar me 2017 sa vota është rritur ose zvogëluar partia tjetër më e madhe dhe çfarë tkurrje ka pësuar LSI-ja dhe ku kanë shkuar votat e LSI nga PS apo Nga PD .

Atëherë mund të dalim në një tablo të qartë të rezultatit final .

Pasi kemi kryer një tablo të qartë, atëherë do analizojmë faktorë të ndryshëm të mundshëm potencial që çuan në këtë rezultat.

Marrim Divjakën dhe krijojmë një tabelë krahasuese me vitin zgjedhor 2017, që të shohim më qartë disa detaje .


Shikojmë se Partia Socjaliste është me – 3381 vota. Ka pësuar rritje Partia Demokratike me +2650 dhe partitë e tjera bashkë një rritje me +185 dhe në total te votave janë rritur +2835 .

LSI ka marrë minus te votave nga 2017, -920, ç’ka mendohet se mundet të kenë shkuar tek Partia Demokratike pasi elektorati i kësaj partie është më i lëkunduri dhe jo stabël nga të gjitha partitë.

Po të shikojmë edhe votuesit në total me vitin 2017, janë -1469 votues më pak që nuk kanë votuar në 2021, dhe në këtë shifër vlen të analizojmë faktorët.

Po të mbledhim rezultatet negative të PS dhe LSI, të zbresim 1469 votues me pak që nuk kanë votuar nga 2017, mund te hamendësojmë se ku mund te kenë shkuar votat gri të të lëkundurve , të pakenaqurvë etj .

Pra -3381+ -920= – 4301 dhe  4301-1469= + 2832

Kjo rritje korrespondon me rritjen e votave qe ka marrë Partia Demokratike + Partitë e tjera 2650+185=2835

Një llogaritje preçize si orat zviceriane me një diferencë 2 vota nga llogaritë, por të papërfillshme .

Një analizë e përafërt duhet bërë edhe tek 1469 votues më pak që nuk votuan. Çfare ndikoi, cilat ishin arsyet apo faktorët që kishte 1469 më pak votues në zonë. I mëshuam shifrave dhe rezultateve zgjedhore në Divjakë jo dhe pa qëllim. “Mëkatari” i parë për “avullimin” e votave të kampit rozë në rang Qarku është Divjaka. Është Divjaka ku çuditërisht kandidati( deputet) ishte zv/ kryeministri Erion Braçe, të cilit votat e partisë i “fluturuan”, ndërsa si kandidat korri një numër rekord votash!…Si përmbyllje për ç’ka parashtova më lart, “mëkatari” i parë në “kontributin” e humbjes së një mandat deputeti për PS-në në Qarkun Fier është Divjaka dhe gjithë kapilarët e saj politik duke mos përjashtuar as Erion Braçen… “Mëkatarët” e tjerë për humbjen e një deputeti janë dhe Bashkitë Mallakastër, Lushnje, Patos e Rroskovec. Për këto do analizojmë e flasim më gjerë me shifra dhe fakte në rubrikat në vijim sic do analizojmë dhe rritjen me meritë në numra të opozitës…Për ta shtjelluar më vonë analizën pos-zgjedhje duhet thënë se nëse dhe Bashkia Fier nuk do kishte rrjedhje votash në shifra minimale dhe nëse do ishte në trendin e bashkive të tjera, Partia Socialiste nuk do humbte një por dy e më shumë deputetë në këte legjislaturë parlamentare.

Sondazh

Poll

Hapësire reklamuese