Tirana
clear sky
13.5 ° C
13.5 °
13.5 °
67 %
1kmh
0 %
Enj
24 °
Pre
24 °
Sht
28 °
Die
30 °
Hën
31 °
E enjte, 23 Shtator, 2021
spot_img

Fieri “i padukshëm”, vijojnë të digjen mbeturinat, banorët nuk marrin dot frymë (PAMJET)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Qyteti i Fierit për të tretën ditë radhazi vijon të jetë i sunduar nga tymi i shkaktuar pas djegjes së mbeturinave. Tymi ka mbuluar të gjithë qytetin, teksa vijon puna për të mbuluar me dhe vatrat aktive.

Shtëllungat e tymit kanë pushtuar shtëpi e biznese që ndodhen shumë pranë fushës së mbetjeve, por ato po përhapen edhe në pjesë të tjera të qytetit, favorizuar edhe nga era dhe temperaturat e larta.

Banorët e shqetësuar kanë thënë se tashmë nuk po munden më as të marrin frymë lirshëm.

Kujtojmë se tre ditë më parë flakët e zjarrit pushtuan mbeturinat në fushën e mbetjeve në Fier. Menjëherë në vendngjarje u çuan mjete të tonazhit të rëndë, si eskavatorë, për mbulimin e zjarrit.

Më shumë

spot_img