Tirana
fog
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
100 %
0.5kmh
58 %
Mar
24 °
Mër
25 °
Enj
25 °
Pre
24 °
Sht
24 °
E martë, 30 Maj, 2023

Merret peng, keqtrajtohet dhe filmohet i mituri, në pranga 3 të rinj

Lajme të ngjashëm

Tre persona janë vënë në pranga, mëngjesin e sotëm në Fier, nën akuzën e heqjes së paligjshme të lirisë, pasi kanë marrë peng, dhunuar dhe filmuar një të mitur.

 

Mirens Bibo 20 vjeç, Bruno Rrapushi 24 vjeç dhe Andi Turku 25 vjeç janë arrestuar nga blutë e Fierit.

 

Të arrestuarit kanë marrë peng mbrëmjen e së hënës, një të mitur 17-vjeçar me inicialet K.M. dhe e kanë lidhur me natriban pranë një kabine elektrike. Pasi e kanë lidhur të miturin e kanë keqtrajtuar dhe e kanë filmuar.

 

Denoncimi ka ardhur nga një qytetar që kishte parë ngjarjen, i cili lajmëroi policinë ku kjo e fundit ka bërë arrestimin në flagrancë të dhunuesve.

 

Mësohet nga burime të policisë se i mituri është marrë në pyetje dhe ka rrëfyer gjithë ngjarjen.

 

Ende nuk dihen motivet e kësaj pengmarrje.


Më shumë