Tirana
clear sky
33.5 ° C
33.5 °
33.5 °
36 %
4.6kmh
0 %
Die
34 °
Hën
38 °
Mar
40 °
Mër
42 °
Enj
42 °
E diel, 25 Korrik, 2021

Fidanë kanabisi në bahçe, katër të arrestuar nga Policia në Lezhë, në pranga dhe dy adoleshentët që shisnin hashash në plazh (EMRAT)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Katër persona janë arrestuar nga Policia e Lezhës pasi akuzohen për drogë dhe armëmbajtje pa leje. Në pranga kanë rënë shtetasit Zef Donaj, banues në Lalm Lukaj dhe Pashk Gjini, banues në lagjen “Skënderbeg” Lezhë. Mbi ta rëndon akuza për “Kultivim të bimëve narkotike”.

Po ashtu, nga shërbimet e Policisë është bërë arrestimi i Leonard Tucit dhe Fatmir Ndrecanit, të dy 17-vjeç. Për këta shtetas, Forca e Posaçme “Shqiponja” në DVP Lezhë kishte siguruar informacione në rrugë operative, për shtetas që shpërndanin lëndë narkotike në doza të vogla, në Shëngjin, Lezhë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në çantën e dy adoleshentëve, efektivët gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale doza me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa dhe një sasi lekësh të dyshuar të përftuar nga ky aktivitet kriminal.

Njofitmi i Plotë i Policisë Lëzhë:

1-Strukturat hetimore të DVP Lezhë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, në vijim të punës së pandërprerë për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, gjatë kontrollit të territorit, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë policore, kanë evidentuar dhe goditur 2 raste në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje, në Skënderbeg dhe Lalm Lukaj, Lezhë. 

Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasin Z. D., banues në Lalm Lukaj, Lezhë, pasi është kapur në kushtet e flagrancës, duke tentuar të kultivojë bimë narkotike cannabis sativa tek stani i tij, në Lalm Lukaj, Lezhë. 

2-Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit P. Gj., banues në lagjen “Skënderbeg” Lezhë, pasi në bahçen e tij iu gjetën të kultivuar fidanë të dyshuar canabis sativa. Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, këtij shtetasi iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.    

3-Në vijim të operacionit, Forca e Posaçme “Shqiponja” në DVP Lezhë kishte siguruar informacione në rrugë operative, për shtetas që shpërndanin lëndë narkotike në doza të vogla, në Shëngjin, Lezhë.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në çantën e këtyre shtetasve gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale doza me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa dhe një sasi lekësh të dyshuar të përftuar nga ky aktivitet kriminal.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve F. N. dhe L.T

Më shumë

spot_img
spot_img