Tirana
overcast clouds
3.5 ° C
3.5 °
3.5 °
70 %
2.6kmh
90 %
Mër
10 °
Enj
13 °
Pre
15 °
Sht
10 °
Die
10 °
E mërkurë, 1 Dhjetor, 2021
spot_img

Fibank – Banka e parë në treg e çertifikuar për regjistrimin e pagesave në kuadër të procesit të fiskalizimit

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Elona Labinoti –  Drejtore e Departamentit te Operacioneve – Fibank Albania

Në çdo degë Fibank gjeni zgjidhjen e shpejtë për Procesin e fiskalizimit! Në mbështetje të klientëve, Fibank ka lançuar gjatë gjithë vitit një fushatë ndërgjegjësimi për këtë proces. Çdo klient dhe partner biznesi vetëm me një vizitë në degët Fibank mund të marrë informacion të detajuar mbi procesin e fiskalizimit, cilat janë risitë që ai sjell dhe cilat janë hapat që një biznes duhet të ndjekë në menyrë që të fillojë të lëshojë fatura të fiskalizuara në përputhje me ligjin.

Banka ka detyrimin që çdo faturë elektronike e paguar në cilindo kanal të ofruar prej saj pra degë/interent/mobile të raportohet në kohë reale në drejtorinë e përgjithshme të tatimeve. Për të bërë raportimin onlinë dhe për të ekzekutuar të gjitha hapat e procesit të fiskalizimit zgjidhja softëare që përdoret duhet të jetë e çertifikuar. Në këtë kuadër Banka vendosi që të certifikohet vetëm për qëllimet e saj. Fibank është Banka e parë në Shqipëri ose kompania e dytë në treg që e ka marrë këtë certifikim.

Fibank ka parë mundësite e mira dhe risitë që ky proces ka sjellë, duke optimizuar kohën e realizimit të një transaksioni pagese. Të gjitha të dhënat e pagesës duke përfshirë dhe detajet bankare, merren automatikisht nga fatura elektronike duke shkurtuar në mënyrë të ndjeshme kohën e ekzekutimit të një transferte, qofte kjo edhe ndërbankare. Ky është një projekt në përputhje të plotë me risitë e fiskalizimit dhe Fibank i ka kthyer këto risi në funksion të mirë për të gjithë klientët e saj. 

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img