Hapësire reklamuese

Aktualitet

Fibank Albania vijon të rrisë prezencën e saj në treg

Shkruar nga Newsbomb

Viti 2019 filloi me hapjen e një tjetër dege të Fibank në Tiranë.

Dega e re ndodhet në zonën e Unazës së Re dhe është kurorëzimi i një pune të palodhur të nje ekipi të përkushtuar ndaj suksesit. 

Gjatë vitit  që lamë pas Fibank ka qenë një nga bankat më aktive në treg. Ka mbyllur edhe vitin 2018 me rezultate të shkëlqyera finaciare dhe ka hapur 4 degë të reja. Kjo gjë konfirmon edhe një herë pozicionin tashmë të konsoliduar të Fibank në tregun shqiptar.

‘Ne jemi të angazhur me çdo mjet që disponojmë që të shkojmë më pranë klientëve tanë, kudo që ata ndodhen, duke synuar që të ofrojmë një shërbim të shkëlqyer dhe lehtësim të çdo hapi në marrëdhënien e klientit me financat. Ne besojmë fort në një partneritet të ndërsjelltë me klientët tanë ekzistues por edhe në ata potencial të cilët janë në kërkim të një mbështetje të fortë për sipërmarrjet e tyre të përditshme’, thotë Drejtori i Pergjithshëm i Fibank, z. Bozhidar Todorov.

Fibank Albania është pa diskutim një ndër bankat më aktive në fushën e kredidhënies si për individe ashtu edhe për biznese duke ofruar kushtet më të favorshme, të përputhjes me nevojat dhe kërkesat e klientëve. Përpos kësaj, normat e interesit për depozitat janë ndër më konkurueset dhe atraktivet në tregun bankar në Shqipëri.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu