Një aksident i rëndë me pasojë vdekje ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Gjirokastër-Çajup, në vendin e quajtur “Erind”.
Paraprakisht mësohet se shtetasi F. M., 62 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Fiat”, dyshohet se ka humbur kontrollin, duke dalë nga rruga.
Ai është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal Gjirokastër, por fatkeqëisht ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.
Gjirokastër/ Informacion paraprak:
Rreth orës 16:45, në aksin rrugor Gjirokastër-Çajup, në vendin e quajtur “Erind”, shtetasi F. M., 62 vjeç, banues në fshatin Erind, Gjirokastër, duke drejtuar automjetin tip “Fiat”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka dalë nga rruga.
Shtetasi F. M. është transportuar për në Spitalin Rajonal Gjirokastër por ka ndërruar jetë si pasojë e dëmtimeve të marra.Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.