Hapësire reklamuese

Aktualitet

‘FIAT-i’ del nga rruga në Fier, plagosen dy persona

Shkruar nga Newsbomb
Ilustruese

Një aksident ka ndodhur në qytetin e Fierit, ku një makinë tip “Fiat” ka dalë nga rruga.

Si pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona, shoferi dhe pasagjerja, të cilët janë dërguar me urgjencë në spitalin e Fierit.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

“Sot rreth orës 16:15, në  fshatin Shënpjetër, Fier, shtetasi A. A., 22 vjeç, banues në Fier, duke drejtuar mjetin tip "Fiat”, ka humbur kontrollin ndaj mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë kanë ngelur të dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja në mjet, shtetasja E. R., 21 vjeçe, banuese në Fier, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Fier, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj”, thuhet në njoftimin paraprak të policisë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu