Tirana
clear sky
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
87 %
1kmh
0 %
Enj
23 °
Pre
26 °
Sht
24 °
Die
24 °
Hën
24 °
E enjte, 6 Tetor, 2022

Fevziu: Rikthimi i Metës nuk besoj se është pozitiv, por i jep grintë opozitës

spot_img

Lajme të ngjashëm

Blendi Fevziu foli për opozitën dhe rikthimin e Ilir Metës në skenën politike, që pritet të ndodhë sapo ai të largohet nga Presidenca.

Fevziu tha në emisionin “Të Paekspozuarit” se nuk e sheh si ngjarje poizitive për vendin, por shtoi se opozitës do ti japë më tepër “grintë”.

Blendi Fevziu: Ne do të kemi në skenën politike tre protagonistë shumë të njohur që e njohin njëri tjetrin prej më shumë se dhjetë vitesh. Nga viti 2005, politika shqiptare nuk ka prodhuar asnjë figurë të re. I vetmi që tentoi ishte Basha, që ishte dështim total. Nuk besoj se është pozitiv për vendin (rikthimi i Metës), por i jep grintë opozitës. A binden dot shqiptarët që pas kësaj ka ardhur koha për ndryshim? Varet edhe nga Rama si do të qeverisë sepse ka bërë gabime.

Ylli Rakipi: Aleanca Berisha-Meta, mendoni se i krijon premisat për të rrëzuar Ramën ?

Blendi Fevziu: Këtë nuk e dimë. Nuk e dimë cfarë do të ndodhë me krizën në Ukrainë. Berisha dhe Meta nuk janë Basha dhe Kryemadhi. Nuk e di a votohen por janë më të fortë.

Ylli Rakipi: Si e shpjegon faktin që në politikën shqiptare nuk largohet askush dhe të gjithë duan të vdesin në karrige?

Blendi Fevziu: Nuk duan të votohen. Kosova e ka ngritur të gjithë rinovimin mbi bazën e votës. Në Shqipëri nuk vlerësohet vota për asgjë, nuk ke se si ti largosh njerëzit. Nëse humb zgjedhjet largohesh. Ky është rregulli i vetëm që mund të sjellë ripërtëritje të elitave. Nuk mund të largohet vetëm se dikush të thotë ik.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img