Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
68 %
1.5kmh
0 %
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
40 °
Hën
39 °
Mar
31 °
E premte, 30 Korrik, 2021

Fevziu i drejtohet Ramës: Serbia ju uli brekët. Kryeministri:Çfarë i ke këto shprehje

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama i ftuar në emisionin “Opinion” ka folur për çështjet që lidhen me ndeshjet që Shqipëria zhvilloi me Serbinë dhe Armeninë.

Gazetari Blendi Fevziu gjatë diskutimit e ka pyetur Ramën nëse ndalimi i simboleve të Kosovës në stadiumin “Elbasan Arena” ishte një ulje brekësh përpara Serbisë, kryeministri është përgjigjur se çdo masë ka qenë në përputhje me kërkesat e UEFA-s.

Fevziu: Ishte zbatim i kërkesave të UEFA-s apo ulje brekësh përpara Serbisë?

Rama: Çfarë janë këto shprehje?

Fevziu: Po përdor një shprehje të njohur…

Rama: Ka qenë një zbatim i kërkesave të UEFA-s pikë më pikë.

Në lidhje me arrestimin e Ballist Morinës, Rama ka deklaruar se asnjë ligj shqiptar nuk i jep të drejtë askujt që në momentin kur ndihet i kërcënuar të mbajë me vete armë pa leje. 

Lexo edhe: Ballist Morina rrëfen takimin me Tahirin: Ministrit i kërkova ndërrimin e identitetit, nuk më ndihmoi

Më shumë

spot_img
spot_img