Tirana
clear sky
19.5 ° C
19.5 °
19.5 °
73 %
2.6kmh
0 %
Mar
39 °
Mër
41 °
Enj
41 °
Pre
39 °
Sht
40 °
E martë, 27 Korrik, 2021

Fevziu dhe Kryeministri!

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

13be515ccb050734967dab1a10ca0878

Nga Julian Deda

Kjo përrallë ka vite që vazhdon dhe sa vjen e na bajatoset. Fevziu afeksionohet dukshëm ndaj Kryeministrave, ose më saktë, “vdes” për liderët e partive politike sidomos kur ata vijnë në pushtet dhe bëhen Kryeministra.

A ju kujtohet kur Fevziu hoqi dorë nga lista e anëtarëve për këshillë bashkiak të Ramës vetëm për një intervistë me Berishën, pas kërkesës së këtij të fundit. Ja ku jemi sot, ai ka hequr dorë nga lista e miqve të Berishës, për të patur përballë Ramën, “dashurinë” e tij të rilindur, çdo muaj. Gjithsesi unë nuk pretendoj që Fevziu ta marrë parasysh këtë që thashë sepse në fund të fundit është emisioni dhe biznesi i tij. Por si ndjekës i rregullt i Opinion prej shumë vitesh tashmë, dhe si njeri që respekton drejtuesin e këtij emisioni për punën dhe përgatitjen e tij, po pres me shumë “ankth” momentin kur Kryeministrit t’i drejtohen pyetje të tipit: Në dy vjet qeverisje, pse nuk keni shtruar asnjë kilometër rrugë? Pse nuk keni ndërtuar një shkollë? Pse njerëzit po varfërohen përditë? Pse e rrite çmimin e energjisë? Pse nuk janë zhdukur kazinot nga qëndrat e banuara? Pse po jetojmë më keq? Pse po mbyllen bizneset e vogla? Pse na i keni futur të dyja duart në xhep? Pse nuk keni mbajtur asnjë premtim të vetëm deri tani?

Por këto pyetje që kanë lidhje të drejtëpërdrejtë me njerëzit, me shqiptarët që vuajnë përditë dhe largohen nga vendlindja përnatë, deri tani nuk po i bëhem Ramës, dhe mesa shoh nuk e ke ndërmend të bëhen. Ndoshta kjo është një formë shpërblimi meqë Kryeministri ka kohë që nuk i thotë ndonjë gazetari batutën e famshme “të fala Sandrit”.

Lexo edhe: Fevziu i drejtohet Ramës: Serbia ju uli brekët. Kryeministri:Çfarë i ke këto shprehje

Më shumë

spot_img
spot_img