Tirana
clear sky
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
88 %
0.5kmh
0 %
Hën
26 °
Mar
24 °
Mër
25 °
Enj
26 °
Pre
20 °
E hënë, 29 Maj, 2023

Fevziu, Bejtja, Kodra dhe Hoxha komentojnë pasurinë e ish-kolegut Peza: 1 miliard lekë nuk bëhen me gazetari

Lajme të ngjashëm

Lajmi se ish-gazetari Alfred Peza, sot deputet i PS, kishte blerë me vlerën 1.3 miliard lekë aksione në një bankë të nivelit të dytë, ka shkaktuar shumë debat.

Në debat janë përfshirë edhe gazetarët më të njohur në vend pas deklarimit të ish-kolegut të tyre se ato para kishte arritur t’i mblidhte nëpërmjet kursimeve familjare.

Andi Bejtja, një nga drejtuesit e disa mediave kryesore në vend, Blendi Fevziu i “Opinion” në TV Klan, një nga personazhet mediat, që ndryshe nga të tjerët, zotëron një pasuri të trashëguar, të cilën e menaxhon prej shumë vitesh. Drejtuesi i emisionit “STOP”, në TV Klan, Saimir Kodra, gazetari i kronikës, drejtuesi i emisionit “Xhungël” në News 24, Artan Hoxha, si dhe Poli Hoxha, një nga gazetarët dhe drejtuesit e vjetër në median shqiptare kanë komentuar deklaratën e Pezës.

Andi Bejtja: Neqoftese do flas per vete jo vetem nuk behet fjale qe ta kem ketë shifer, po kam dhe borxhe dhe kredira…Vertet mund te jem paguar mire ne keto vite, por nga ana tjeter kam pasur dhe shume momente pa pune fikse, ashtu sikurse dhe shume probleme shendetesore qe kane ndikuar ne ekonomine time.

Per njerezit nuk ka shume rendesi sa leke mund te kem une personalisht, ti apo tjetri.. Njoh dhe gazetare qe kane mare 20 mije euro ne muaj dhe nuk kane mundur ti bejne bashke 1 milione USD, sikurse njoh dhe gazetare me prona te medha qe edhe mund t’i kene bere kaq leke, edhe mund te mos i kene bere… Këto nuk kane rendesi per publikun dhe per shoqerine, rendesi ka te funskionoje shteti ligjor, c’ka do te thote qe ne momentin kur ti depoziton kaq miliarda leke ne nje banke, banka te kerkoje verifikimin e origjines se lekeve, e keshtu cdo hallke te beje punen e vet konform ligjit.

Nuk dua te paragjykoj askend per pasurine qe mund te kete vene; neqoftese shteti ne rastin qe keni ngritur ju ka bere punen e duhur atehere nuk kemi cfare flasim. Neqoftese nuk e ka bere eshte nje histori ku duhen penalizuar shume aktore, jo vetem nje. Ka shume njerez te thjeshte qe e kane te veshtire te depozitojne mbi 10 mije euro ne nje banke, ka me me dhjetëra njerez te thjeshte qe kane ikur nga administrata shteterore se nuk kane deklaruar 1000 euro ne formularin e deklarimit te pasurise…e shume raste si keto. Keshtu qe sa te rrime e te tregojme sa lek ka njeri sa lek ka tjetri eshte me korrekte te kerkojme zbatimin e ligjit. Neqoftese kjo nuk eshte bere…kjo eshte skandaloze!

Blendi Fevziu: Unë kam shumë prona që administroj, por nuk mund të kem cash 1 milion dollar.

Saimir Kodra: Prej gati 20 vjetësh jam ndoshta një nga njerëzit më të paguar në media, për shkak të punës në sektorin privat. Kam librezën e punës dhe kam paguar taksat, kontributet në shtet, edhe pse kam qenë i mirëpaguar nuk mund të kem kurrë mundësinë që të kem 1 mln dollarë, disa shtëpi, disa makina, fëmijët jashtë shtetit, apo të tjera përfitime që kanë ministrat dhe deputetët. Prandaj të lutem mos bëj shaka.

Artan Hoxha: Ne te vertete une nuk kam asnje llogari bankare pervec asaj ku marr rrogen si gazetar i News 24. Dhe aty sapo kalon rroga e terheq te gjithen, pasi me nevojitet per shpenzimet e perditshme te familjes dhe shkollen e djalit. Keshtu praktikisht une kam 0 leke kursime ne banke edhe pse kam hyre ne vitin e 21 ne karrieren time si gazetar.  Per fat te mire media ku punoj prej 19 vitesh ka qene gjithnje korrekte me pagesat dhe kjo me ka shpetuar nga nje siklet me i madh.

Per pyetjen e dyte, do te thosha qe ne fillim kur kam nisur kete profesion koleget me te vjeter me kane thene se: Ky profesion mund te te beje te famshem, por jo te pasur. Ndersa kolosi i gazetarise italiane, Indro Montaneli ka nje shprehje brilante. Ai thote: Nese takon nje gazetar te pasur mos i zere kurre bese.

Poli Hoxha: Pyetjes suaj nuk di si ti përgjigjem, në këtë situatë që ka plasur mes “patricëve të zhurmshëm në bollëk” të medias; Duhet të më vijë “turp”, që pas 20 vitesh intensive gazetari duke filluar që nga malet e Tropojës, kur nuk hynte as RENEA, e deri te themelimi i Panoramës dhe drejtimi i të paktën 5-6 gazetave, jo vetëm nuk kam fare llogari bankare e shtëpi timen e ende i gëzohem ditës së rrogës, apo të jem krenarë që ndoqa këtë rrugë?!.

Është një situatë absurde kur e mendon qetë. Të duket vetja i shfrytëzuar më keq se një skllav, që ka punuar në një minierë diamantesh, por edhe që në fund të fundit gurin e çmuar, atë më të shtrenjtin e ka “vjedhur” për vete; integritetin profesional dhe personal.

Habitem me habinë e shumë kolegëve. Ne i kemi ditur të gjitha këto, por e kemi pranuar këtë realitet në mënyrën tonë, sipas karakterit të gjithsecilit. Nuk kam shpresë se do të ndryshojë gjë në median shqiptare, edhe pas kësaj hapje barku që po i bëjnë njëri tjetrit një grup që kanë fryrë dhe investuar po njëri tjetrin, për të qenë këtu ku janë; me paga (ato janë asgjë përpara skemës që kanë krijuar me pushtetin e rradhës, për punësime e sekserizma) të frikshme, kur i krahason me lëmoshat e gazetarëve që bëjnë punën e vërtetë.

Gjithsesi e gjitha kjo që po ndodh e ka një gjë të mirë; ka nisur aksidentalisht  vettingu në media dhe më e bukura është që po e bëjnë vetë “peshkaqenët”, deri sa të qetësohen dhe të rigrupohen sërish, për të mbrojtur statukuonë e tyre. (CityNews)

Alba Malltezi: Kam njohur gazetarë të huaj që jo për pesë apo 10 vite janë paguar me nga 10 deri 15 mijë euro në muaj, por për shumë më shumë vite, deri në pension… Kam njohur gazetarë të huaj që merrnin dhe dy rroga të mira pasi punonin për dy media prestigjoze botërore. I pyes sot. Asnjëri nuk ka kursyer 1 mln euro? Hapin syte. Do t’i kishim kursyer nëse nuk do të merrnim as frymë më thonë, jo më të jetojmë, të vishemi, të kemi fëmijë, pushime, taksa, prindër, qoka, sëmundje, halle e gëzime… Për të kursyer ndonjë prej miqve të mi ka lënë Romën për të kaluar pensionin në Tunizi. Jeta kushton më pak atje. Dikush po pyet të vijë në Shqipëri… Lajmi i kursimit të 1mln eurove nga një shqiptar qenka përhapur shumë shpejt.


Më shumë