Tirana
clear sky
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
37 %
5.1kmh
0 %
Die
0 °
Hën
4 °
Mar
6 °
Mër
7 °
Enj
7 °
E diel, 5 Shkurt, 2023

“Fevizu i bërtiti “ik Edi”, Paloka tregon historinë: Rama më shau dhe ia mbathi me biçikletë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Edi Paloka i është kthyer edhe njëherë te emisioni “Zonë e Lirë” historisë së tij së përplasjes me kryeministrin Rama në Parlament, ku i hodhi këtij të fundit në fytyrë një shiringë me bojë.

Për të ilustruar burracakërinë e Ramës, Paloka iu kthye përplasjes së parë me Edi Ramën që daton 26 vite më parë, kur ky i fundit e kishte sharë nëpër dhëmbë dhe më pas ia kishte mbathur me biçikletë sapo Paloka i ishte kthyer.

“I vetmi kontakt ka qenë kur kam qenë gazetar i Rilindjes në vitin 1993. Po dilja me Fevziun, Po hipnim me makinë. Ishim të Pallati i Kongreseve. Rama ishte me një biçikletë 28-she dhe ky se ç’tha diçka fyese për mua. E tha më zë të ulët. Fevziu më shtyu dhe unë nuk ragova. Ky siç është burracak e ngriti më shumë zërin sepse kujtoi se nuk e dëgjova. Dhe kur unë iu ktheva, nuk isha më aq shumë i qetë sa në fillim. Fevziu e kuptoi dhe i bërtiti Ramës, “Ik Edi”. Ky mori biçikletën dhe ia mbathi”, rrëfeu Paloka.

Më shumë


spot_img









spot_img