Aktori dhe regjizori i madh Mevlan Shanaj, ka festuar ditën e sotme 78 vjetorin e lindjes.
Në këtë ditë të shënuar për të, teksa ka ndarë një foto me bashkëshorten, ai ka kujtuar fjalët e nënës së tij.
“Më vijnë në ment herë pas here fjalët e nënës. “Mos ja kërko tjetrit atë që nuk e do për vete”, ” Bëje të mirën, hidhe në det”, ” Çdo njeri e ka një nënë, ajo e di çështë dhimbja”. Në mënyrë instiktive gjatë gjithë jetës, këto porosi nuk i kam shkelur!Do isha i lumtur, të lija një vragë në mendjen e pasardhësve të mi!
I bindur se do jetë pasuria më e çmuar që do tu le dhe kur ata të jenë në moshën time, të kujtojnë se çfarë dëshire kisha të trashëgonin! E shkrova sot nga Mali i Tomorrit në orën 5.00 të mëngjezit(-15), për të kujtuar orën 5.00 të 1945 që qava kur erdha në këtë botë! ( foto nga Perla e Tomorrit)”, ka shkuajtur Shanaj.