Hapësire reklamuese

Showbiz

Festoi ditëlindjen, burri biznesmen i bën dedikim të rrallë Angela Martinit: Gëzuar mbretëresha ilire shqiptare! Gangsterja ime e patrembur...

Shkruar nga Newsbomb
Angela Martini dhe burri i saj

Modelja e njohur shqiptare Angela Martini ditën e djeshme ka festuar ditën e lindjes.

Në mesin e dhjetëra urimeve më i veçanti ka qenë ai i bashkëshortit të saj i cili e quan “mbretëresha ilire shqiptare”.

Biznesmeni rumun Dragos Savulescu i ka bërë një dedikim kaq të veçantë, me fjalë që rrallëherë kemi dëgjuar t’ja thotë në publik.

“Gëzuar ditëlindjen mbretëreshës ilire shqiptare, e cila quhet: Gruaja ime! Në vitin e fundit pashë një ndershmëri dhe forcë tek ty që nuk e kam parë në 1000 burra bashkë. Pashë besën e vërtetë. Ti më provove mua dhe të gjithëve që dashuria jote është e jashtëzakonshme dhe besnikëria jote është e pafund.

Ti më ndihmove mua të luftoj dhe fitoj kundrejt një sistemi të tërë të padrejtë. Kur të gjithë donin të më shihnin poshtë, ti më ngrite lart dhe nuk më lejove që të rrëzohesha kurrë. Unë vetë jam një lëvizje, por kur bëhemi bashkë krijojmë një forcë. Ti je gangsterja ime e patrembur, ushtarja dhe luftëtarja ime.

Unë e dashuroj mënyrën se si mendja jote ëndërrimtare dhe magjike punon dhe jep jetë. E dashuroj se si mëngjesin e sotëm qave në krahët e mi sepse ti akoma nuk e kishe gjetur Gralin e Shenjtë. Kush mendon kështu? Vetëm ti. Të dua me gjithë zemrën time dhe jam i lumtur dhe mirënjohës që të quaj ty gruan time”, shkruan Dragos.

69513-640-0-5a3e18a457d4a.png

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll