Diego Armando Maradona është shtruar në spital.
Lajmi konfirmohet nga ESPN Argentina, që bën me dije se pasi u izolua nga Covid-19 prej infektimit të një pjesëtari të stafit të skuadrës dhe festës për ditëlindjen e 60-të, legjenda botërore e futbollit ka përfunduar për kontrolle të specializuara.
Në Argjentinë thonë se Diego nuk është prekur nga Covid-19, ndërsa një çrregullim emotiv dhe emocional ka bërë që ai të shtrohet në spital.
Duket se abuzimet e mëparshme me alkoolin dhe lëndët e ndryshme po japin efekt te trajneri i Gimnassia La Plata. Depresioni dhe anemia duken shkaqet e vizitave të Diegos në klinikën Ipensa në La Plata.