Një ndër ikonat e kinematografisë shqiptare sot është vlerësuar me një çmim mjaft të rëndësishëm. Aktorja e madhe, Margarita Xhepa ka rrëmbyer çmimin kryesor “Aktori i Europës 2021” për rolin e Doruntinës në shfaqjen ”Kush e solli Doruntinën” me regji të Laert Vasilit.
Shfaqja e teatrit ”Aleksandër Moisiu” gjithashtu arriti që të merrte çmimin edhe për shfaqjen më të mirë në tërësi. Kjo shfaqje është një riprodhim sipas romanit me të njëjtin titull të Ismail Kadaresë.
Çmimet u ndanë nga një juri ndërkombëtare e përbërë nga: prof. Meto Jovanovski (president), prof. Mimoza Rail dhe prof. Jani Bojadzi.
Çmimi për regjisorin më të mirë i takoi Laert Vasilit, për shfaqjen “Kush e solli Doruntinën”, bazuar në romanin e Ismail Kadare, drejtuar nga Laerti Vasili, skenën dhe kostumin – Stella Lankori, muzikë – Ambra Marjanaku, drejtor artistik – Bashkim Hoxha . Aktorët: Margarita Xhepa, Bujar Lako, Viktor Justi, Laerti Vasili, Luli Hoxha, Suela Bako. Prodhimi: Laerti Vasili, Ministria e Kulturës dhe Teatri Bashkiak “Alexander Moisiu”, Durrës, Shqipëri.
Çmimi i Madh i Jacques Lacarier për Inovacion dhe Eksperimentim i akordohet aktorit dhe regjisorit Mentor Zumberay për shfaqjen “rendrrat e Hamletit” nga Nina Mazur, bazuar në tragjedinë me bazë në Ëilliam Shakespeare “Hamlet, Princi i Danimarkës”. Prodhimi: Shtëpia e Teatrit dhe Filmit ACT dhe ITI Center në Prishtinë, Kosovë.
Çmimi “Naum Manivilov Prespanski” shkoi për aktoren Svetlana Sretenovic për rolin e saj në shfaqjen “Letër nga një grua e panjohur” nga Stefan Cvajg. Dramatizimi, adaptimi dhe drejtimi: Milan Magjarev.