Hapësire reklamuese

Aktualitet

Festivali i njohur në Shëngjin, Policia kontrolle të befasishme në makina: Gjen kokainë dhe ekstazi, disa të arrestuar

Shkruar nga Newsbomb
Festivali i njohur në Shëngjin, Policia kontrolle të befasishme

Tre persona kanë rënë në prangat e Policisë së Lezhës dhe tre të tjerë janë proceduar penalisht, pasi në mjetet e tyre janë gjetur doza kokainë, eksazi dhe hashash. Këta shtetas kanë qenë në festivalin e njohur që zhvillohet në Shëngjin, UNUM Festival.           

"Në vijim punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe në kuadër të masave për  garantimin e rendit e sigurisë gjatë aktivitetit UNUM Festival, shërbimet e Policisë bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative, kanë ushtruar kontrolle në automjete dhe persona që lëviznin për të hyrë në vendin ku zhvillohej festivali.

Si rezulat i kontrolleve, në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin u kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit:

- E.F., 22 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut, S.K., 39 vjeç, lindur në Tiranë e banues në Amerikë dhe A.K.,25  banues në Kosovë dhe  u proceduan penalisht shtetasit B.A., 30 vjeç, banues në Australi,  A.A., 22 vjeç dhe M.M., 26 vjeç, banues në Shkup, Maqedonia e Veriut.

Këtyre shtetasve, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, iu janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale doza me lëndë narkotike të llojit kokainë, ekstazi dhe canabis sativa. Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", njofton Policia.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu