Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

Festivali i Këngës, Xhuliano Dule: U mbolla në Shqipëri dhe u konsumova në Itali

Shkruar nga Newsbomb
Festivali i Këngës, Xhuliano Dule: U mbolla në Shqipëri dhe

Nata e parë e Festivalit të 62-të të Këngës është shoqëruar me emocione, talente të reja, performanca drithëruese por edhe shumë batuta që shkaktuan të qeshura në Pallatin e Kongreseve.

Këtë vit Festivali i Këngës i është besuar për moderim Kledi Kadiut, Adriana Matoshit dhe Krisa Caushit.

Sigurisht nuk munguan batutat e aktorit të njohur Xhuliano Dule, i cili u prezantua në Festival me një stand-up komedi.

LEXO EDHE: Sot nata e dytë e Festivalit të 62-të të këngës

Xhuliano zgjodhi të prezantojë veten e tij në mënyrë te veçantë. I lindur në Shqipëri dhe i rritur në Itali, Xhuliano tha para publikut në Pallatin e Kongreseve se si shumë shqiptarë emigrantë, as ai nuk i ka shpëtuar dot pyetjes nëse ndihet më shumë shqiptar apo italian.

Aktori tha se kësaj lloj pyetjeje i përgjigjet duke thënë se “është versioni njerëzor i barit që u kultivua në Lazarat”.

Xhiliano Dule: Unë linda në Shqipëri, por u rrita në Itali dhe kur njerëzit e marrin vesh në Itali që jam shqiptar, më pyesin a ndjehesh më shumë shqiptar apo italian? Dhe unë i them, dëgjo zoti oficer, më lër të shkoj se i kam dokumente jam në rregull, por meqë po vazhdon të pyesësh ta thjeshtoj unë. Më konsidero thjesht një produkt ‘made in Albania’. U mbolla në Shqipëri, u eksportova i paligjshëm dhe u konsumova në Itali. Mund të themi që jam versioni njerëzor i barit që u kultivua në Lazarat.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese