Tirana
clear sky
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
82 %
1.5kmh
0 %
Mër
21 °
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
23 °
Die
17 °
E mërkurë, 20 Tetor, 2021
spot_img

“Festivali i Inovacionit”, Bushati: Zhvillimi teknologjik lufton korrupsionin dhe rrit transparencën

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati mori pjesë në Festivalin e Inovacionit, të organizuar nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë.

Në fjalën e tij, Ministri Bushati u ndal tek rëndësia e inovacionit për shoqërinë si një nevojë e domosdoshme për zhvillimin ekonomik të vendit. Bushati foli për rezistencën e shoqërisë ndaj shërbimeve online, dhe sfidat në hapësirën dixhitale, duke sjellë eksperiencën e MEPJ-së me Shërbimin Konsullor Online.

Sipas tij, ndërsa lidershipi i MEPJ vendosi që të sillte shërbimin online apo konsullatën dixhitale për qytetarët, pati jo pak rezistencë nga shqiptarët. Rezistenca erdhi kryesisht për shkak të besueshmërisë apo të dhënave sensitive që duheshin hedhur në sistem, apo dhe vetë fakti nëse shqiptarët do ta “përqafonin”, këtë praktikë apo jo. 

Ministri Bushati u shpreh se u ndoq modeli i shteteve më të zhvilluara, të cilat këtë praktikë e ushtrojnë prej shumë vitesh, si SHBA apo Britani e Madhe. “Pse janë të zotë Shqiptarët kur shkojnë në ambasadën britanike dhe plotësojnë gjithë atë formular, sikur të jenë duke mbrojtur një “PhD”. Të  njëjtin model ndoqëm dhe ja ku jemi sot ,një pjesë e mirë e këtyre shërbimeve janë të gjitha online, me përjashtim të atyre shërbimeve kur kërkohet domosdoshmërish kontakti dhe prania fizike”, tha Bushati.

Po të njëjtën rezistencë ka hasur edhe aplikacioni konsullor, E-Konsullata, përmes të cilit  kushdo mund të marrë informacion në kohë rekord për të gjitha vendet e botës, për regjimin që kanë, nëse mund të lëvizin me apo pa viza, për situatën atje, për shërbimet kryesore që mund të ofrohen atje, për situatën e sigurisë, për turistin shqiptar, qytetarin shqiptar që dëshiron të udhëtojë nëpër këto vende të botës.

“Prandaj besojmë fort që pjesë që kanë lidhje me transparencën, luftën kundër korrupsionit dhe zhvillimin e shoqërisë është edhe zhvillimi teknologjik dhe mbështetja përmes politikave të caktuara që do të na duhet t’i japim këtij zhvillimi”, tha ministri më tej.

Ministri solli si shembull sfidat e SHKO dhe E-Konsullata në një format të tillë ku ofrohen ide inovatore të kompanive të reja në një format të vetëm dhe konkurrues, por dhe të investitorëve potencialë që të drejtojnë portofolin e tyre të investimeve drejt projekteve të këtij lloji. Ai përmendi Programin e Europës “Horizon 2020”, program, ku 18 kompani apo individë shqiptarë kanë marrë financime që kanë të bëjnë me minirevolucionin teknologjik që vijnë dhe nga vendet që aspirojnë të jenë anëtare të BE-së.

“Mundësitë ekzistojnë krahas fondit që ka qeveria shqiptare, dhe përmes fondeve që ofron vetë BE për të gjitha vendet, por na duhet të jemi sa më shumë inovatorë, konkurrues dhe bashkëpunues”, theksoi ministri.

 

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img