Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

"Festë për demokracinë", Taulant Balla thirrje për vetëpërmbajtje pas gjyqit për Metën: Të respektojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Shkruar nga Newsbomb
"Festë për demokracinë", Taulant Balla thirrje për

Socialisti Taulant Balla e quan "festë për demokracinë" gjyqin e zhvilluar për shkarkimin nga detyra të Ilir Metës si President i Republikës. Ai ka qenë gjatë gjithë kohës në seancë dhe pas përfundimit të gjyqit të sotëm ka kërkuar vetëpërmbajtje nga të gjithë aktorët.

Trupa e Gjykatës Kushtetuese është tërhequr dhe brenda 30 ditëve do të kemi një vendim, nëse Meta do të shkarkohet apo jo. Seanca e tretë ka nisur në orën 10.00 të paradites së sotme dhe ka përfunduar vetëm pak më parë, me palët që kanë shprehur gjithë qëndrimet e tyre.

"Nga ky moment që është mbyllur procesi i gjykimit, te respektojmë atë që është më e rëndësishme, pavarësia e vendimmarrjes së Gjykatës Kushtetuese. Nga momenti i përfundimit të procesit të gjithë kemi detyrimin përfshirë presidentin e Republikës, deri sa Gjykata Kushtetuese brenda afatit 30 ditor të shprehet.

I gjithë ky proces ka qenë i mirë dhe i shëndetshëm për cilësinë e demokracisë në Shqipëri. Ky proces është festë për demokracinë", është shprehur Taulant Balla, deputet dhe kreu i grupit të PS, shkruan newsbomb.al. Bashkë me të në seancë sot ka qenë dhe deputetja tjetër Klotilda Bushka.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed