Hapësire reklamuese

Bota

Festë në Kherson pas largimit të trupave ruse, zyrtarët ukrainas: Lufta s’ka mbaruar ende

Shkruar nga Newsbomb
Festë në Kherson pas largimit të trupave ruse, zyrtarët

Ukraina ka nisur të festojë pasi Rusia u tërhoq nga Kherson. Por edhe pse në Ukrainë ka nisur festa zyrtarët ukrainas kanë paralajmëruar se "lufta nuk ka përfunduar" ende.

Turmat brohoritëse mirëpritën trupat ukrainase në qytet. Skena të ngjashme festimi u raportuan në rajone të tjera anembanë Ukrainës, duke përfshirë kryeqytetin, Kiev dhe Odesa. Por pavarësisht, zyrtarët mbeten të kujdesshëm.

Yuriy Sak, një këshilltar i ministrit ukrainas të mbrojtjes, tha për BBC se ishte "shumë herët për t'u çlodhur".

"Ne gjithmonë kemi besuar se do të çlironim Kherson. Dhe ne jemi të sigurt se tani rusët kanë filluar të besojnë se ata kurrë nuk do të jenë në gjendje ta fitojnë këtë luftë. Ne shohim panikun në radhët e tyre. Ne shohim panik në makinën e tyre propagandistike. Por sigurisht, ky është një moment shumë i rëndësishëm, por... kjo luftë nuk ka përfunduar” tha ai.

Sondazh

Poll

Sondazh

Poll