Ditën e sotme u zhvilluan zgjedhjet preliminare në Komunën e Podujevës dhe sipas Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë shumicën e votave.
Partia e kryesuar nga Albin Kurti ka marrë 51% të votave, ndjekur nga LDK me 36% dhe 12.4 % shkojnë për PDK. Në këtë mënyrë, kryetari i ri i Komunës së Podujevës është Shpejtim Bulliqi.
Në Podujevë kanë votuar 40.51 për qind e votuesve, 7 për qind më pak se në zgjedhjet e vitit 2017.
Ndërkaq në Mitrovicën e Veriut kanë dalë për të votuar 39.41 për qind e votuesve.
Zgjedhjet në Podujevë, ishin parashikuar të mbaheshin më 15 mars, por për shkak të përhapjes së koronavirusit, ky proces u shty për ditën e sotme.
Mandati i kryetarëve të rinj do të jetë deri në zgjedhjet e ardhshme lokale që pritet të mbahen në tetor të vitit 2021.