Zvicra ka siguruar kualifikimin në fazën tjetër të Botërorit pas fitores ndaj Serbisë për herë të dytë radhazi dhe po ashtu për herë të dytë radhazi e eliminoi Serbinë. Helvetikët triumfuan 3:2 ndaj serbëve, duke u kualifikuar në 1/8 e finales së Kupës së Botës.
Goli i Xherdan Shaqirit dhe paraqitja dinjitoze bashkë me Granit Xhakën, kanë ngritur peshë zemrat e shqiptarëve anembanë, në Zvicër, Shqipëri, Kosovë dhe kudo ku ka shqiptarë.
Festë të madhe kanë zhvilluar shqiptarët në Zvicër, duke dalë me flamuj kombëtarë e makina në rrugët e Luzernës, menjëherë pas ndeshjes.
Këngët patriotike nuk mund të mungonin. Edhe në Prishtinë situata ka qenë elektrizuese dje në mbrëmje, pasi rrugët janë mbushur me tifozë që kanë rezervuar festime të çmendura.
Lexo edhe: VIDEO/ Tension në fushën e lojës, Granit Xhaka shan serbët shqip
Lexo edhe: FOTOLAJM/ Xhaka dhe Shaqiri bëjnë shqiponjën me trup në ndeshjen Serbi-Zvicër
Lexo edhe: Granit XHAKA nuk pyet për FIFA-n kur vjen puna për atdheun, Adem JASHARIN e “shfaq” mes Katarit