Tirana
clear sky
12.3 ° C
12.3 °
12.3 °
67 %
1.6kmh
0 %
Enj
18 °
Pre
20 °
Sht
16 °
Die
20 °
Hën
22 °
E enjte, 13 Maj, 2021
spot_img

Festë dhe masakër në Izrael, 44 besimtarë humbin jetën në festivalin fetar, 100 të plagosur

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një festival fetar hebre në veri të Izraelit ku të paktën 44 persona kanë humbur jetën dhe 100 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Deri më tani nuk ka të dhëna për shkakun e tragjedisë, megjithatë mediat vendase theksojnë se shkak I këtij incidenti ishte paniku i krijuar nga të pranishmit, kur disa besimtarë kanë rrëshqitur nga shkallët dhe kanë shtypur njëri-tjetrin. Raporte të tjera thonë se gjatë tubimit është shembur një strukturë ku qëndronin besimtarët.

Në disa video të publikuara në rrjetet sociale shihen turmat e njerëzve të cilët janë në panic dhe trupa të pajetë në tokë.

Incidenti ndodhi natën vonë ndërsa mijëra ultra-ortodoksë u mblodhën në malin Meron për të festuar Lag BaOmer, një festë hebreje që nderon Rabbin Shimon Bar Yochai, një mistik i shekullit të 2-të i cili është varrosur atje.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img