Hapësire reklamuese

Aktualitet

Festë dhe alkool pranë Xhamisë në Bulqizë, pas denoncimit hiqen menjëherë tendat, Kalaja: Faleminderit!

Shkruar nga Newsbomb
Festë dhe alkool pranë Xhamisë në Bulqizë, pas

Pas denoncimeve të bëra në rrjetet sociale për tendat e ngritura pranë Xhamisë në Bulqizë, ditën e sotme mësohet se ato janë hequr.

Ky lajm u bë me dije nga vetë Imami Ahmed Kalaja i cili falenderoi bashkinë dhe të gjithë ata që bënë të mundur heqjen e këtyre tendave pranë Xhamisë.

Një festë tre ditore është planifikuar të mbahej në qytetin e Bulqizës me muzikë dhe pije alkoolike.

Festa është caktuar të mbahet në parkun e qytetit përballë me ish-komitetin, mirëpo aty pranë ndodhet edhe Xhamia e qytetit.

Fakti që shumë pranë Xhamisë ishin ngritur pikat e shitjes së birrave, shkaktoi jo pak revoltë te besimtart myslimanë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese