Tirana
few clouds
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
40 %
4.1kmh
20 %
Mar
21 °
Mër
21 °
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
22 °
E martë, 19 Tetor, 2021
spot_img

Festat e nëntorit, urimi i zyrtarit të lartë amerikan: Presim përparimin tuaj me reformat e nisura

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Sekretari i Shtetit Amerikan, Rex Tillerson përmes një mesazhi ka shprehur urimet e tij për festat kombëtare të Shqipërisë. Në mesazhin e tij, Tillerson shkruan se Shqipëria është një vend mik i SHBA-ve dhe pret përparimin e vendit në reformat e nisura.

“Shqipëria është mike dhe aleate e çmuar dhe Shtetet e Bashkuara presin përparimin tuaj të pandalur drejt integrimit më të madh euroatlantik dhe anëtarësimit në BE”,- shkruan Tillerson ndër të tjera.

Më poshtë mesazhi i plotë:

Shqipëria është mike dhe aleate e çmuar dhe Shtetet e Bashkuara presin përparimin tuaj të pandalur drejt integrimit më të madh euroatlantik dhe anëtarësimit në BE.

Ne e vlerësojmë thellë ndihmesën e Shqipërisë në NATO dhe në Koalicionin për Mposhtjen e ISIS-it si dhe nxitjen e stabilitetit rajonal nga ana juaj. Ne përgëzojmë Qeverinë e Shqipërisë për përpjekjet e saj të vazhdueshme për të zbatuar reformat e rëndësishme, përfshirë reformën e gjyqësorit, luftën kundër korrupsionit të zyrtarëve publikë dhe luftën kundër krimit të organizuar. Këto janë hapa të rëndësishëm për të siguruar një të ardhme më të sigurt dhe më të begatë për njerëzit tuaj. Urime për popullin e Shqipërisë në ditën tuaj kombëtare

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img