
E teksa festat e fundvitit po afrohen emigrantët po vijnë në Shqipëri për të festuar pranë familjes dhe njerëzve të tyre të dashur.
Bëhet me dije se gjatë 24 orëve të fundit në pikën kufitare të Kapshticës kanë hyrë 3243 shtetas, ndërsa në dalje të saj janë regjistruar 1686 shtetas.
Pala shqiptare punon me disa sportele, në mënyrë që qytetarët të kalojnë sa më shpejt dhe mos krijohen radhë.
Çdo fundvit shqiptarët që jetojnë në vendin fqinj, kthehen në vend pr të festuar Krishtlindjet dhe vitin e ri me familjen. Numri i madh i emigranteve shpesh krijon fluks e vonesa, por deri më tani situata në Kapshticë duket e qetë.
Sondazh
Poll