Tirana
broken clouds
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
53 %
1kmh
75 %
Die
8 °
Hën
12 °
Mar
12 °
Mër
14 °
Enj
14 °
E diel, 27 Nëntor, 2022

Festa e Shën Kollit, Rama: Ju uroj shumë dashuri, shëndet dhe zemrën plot këtë dhjetor

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me një urim për besimtarët katolikë dhe ortodoksë për festën e Shën Kollit.

“Mirëmëngjes 😊 kjo javë nis në një ditë të bekuar, me festën e Shën Kollit ku ju uroj shumë dashuri, shëndet dhe zemrën plot këtë dhjetor🙏”shkruan Rama në postimin e tij.

6 dhjetori përkon me festën e Shën Nikollit, ipeshkv i shenjtë, të cilin Kisha e përkujton më 6 dhjetor. Shën Nikolli lindi në qytetin Patara në rajonin e Liçias në Azinë e vogël (Turqia aktuale) në një familje mjaft të pasur.

Një legjendë tregon që Shën Nikolli ringjalli tre fëmijë që një kasap kishte vrarë e copëtuar për t’u shitur mishin. Për këtë episod Shën Nikolli është cilësuar si mbrojtësi i fëmijëve. Po kështu, Shën Nikolli gjithmonë thuhet se u përpoq që të bënte bamirësi fshehurazi dhe ta fshihte nga sytë e botës autorin e këtyre veprave të mira.

Sipas traditave dhe gojëdhënave, Zoti nëpërmjet këtij Shenjti kreu mrekulli pas mrekullie.

Shën Nikolli vdiq më 6 dhjetor të vitit 343. Kulti i tij u përhap me shpejtësi në të gjithë Azinë e Vogël. Mjafton të kujtojmë se vetëm në shek. VI, në Kostandinopojë iu kushtuan 25 kisha. Tek varri i tij filluan të organizoheshin pelegrinazhe. Shumë shkrime ne greqisht e në latinisht e bënë të njohur figurën e tij në mbarë botën bizantine-sllave e perëndimore, duke filluar nga Roma e deri në jug të Italisë.

Shën Nikolli është i njohur edhe jashtë botës së krishterë, pasi mendohet se prej tij nis legjenda e Santa Claus-it (Klaus), Babagjyshit që sjell dhurata në fshehtësi

Më shumë




spot_img








spot_img