Tirana
clear sky
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
86 %
2.1kmh
0 %
Hën
12 °
Mar
12 °
Mër
12 °
Enj
14 °
Pre
14 °
E hënë, 28 Nëntor, 2022

Festa e Pezës/ Reagon ashpër Alibeaj: Me fotot e Enverit kryeministri ringjalli sot komunizmin

spot_img

Lajme të ngjashëm

Nënkryetari i Grupit Parlamentar i PD-së Enkelejd Alibeaj ka reaguar ashpër në lidhje me festën e sotme që po zhvillohet në Pezë.

Mbajta e pankartave në duar me fotot e diktatorit Hoxha, Alibeaj i ka cilësuar si ringjallje të komunizmit. Më tej ai vazhdon të akuzojë sërish kryeministrin se të gjithë pinjollët e komunizmit i ka në qeveri.

Deklarata e plotë

Provokimet e turpshme dhe brutale të Edi Ramës për ringjalljen e komunizmit nuk kanë të sosur! Sot, në Pezë, iu shfaqi shqiptarëve pankartat me foto të Enver Hoxhës, para të cilave parakalojnë, me përulje dhe adhurim, qeveritarët, deputetët e tij dhe përfaqësuesit e pushtetit vendor! E bëri këtë pasi Ministrin e Brendshëm dhe të Sigurimit të Shtetit e emëroi kryeparlamentar! Hetuesin e zellshëm të agjitacionit dhe propagandës komuniste e emëroi Ministër të Brendshëm! Mbushi radhët e qeverisë me pinjollë të nomenklaturës së lartë komuniste! Shembi dhunshëm kullën e simbolit antikomunist Prek Cali!

Pankartat e diktatorit qëllimisht ia vuri në dorë fëmijëve. Duke filluar te ata, kërkon të ringjallë dhe të riinstalojë komunizmin, pushtetin gjakatar të etërve të Edi Ramës dhe bashkëpunëtorëve të tij.

Për ata që nuk kanë parë ende, asgjë akoma, sot kanë mundësinë të hapin sytë fort dhe të kuptojnë, tek ato pankarta, fytyrën e vërtetë të Edi Ramës.

Më shumë




spot_img








spot_img