Festa e Pavarësisë së SHBA, amdasadorja Kim mesazh shqiptarëve: Do të qëndrojmë krenarë krah jush

Publikuar tek: politike, më 09:55 04-07-2020 Festa e Pavarësisë së SHBA, amdasadorja Kim mesazh shqiptarëve: Do të qëndrojmë krenarë krah jush

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Yuri Kim, i ka përcjellë një mesazh qytetarëve shqiptarë ditën e sotme,  në Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në një mesazh të postuar në rrjetet sociale Kim është shprehur se SHBA ka qënë që fillim në mbështetje të Shqipërisë dhe do të qëndrojnë krah saj në çdo moment.

 “SHBA do të vijojnë të qëndrojnë krenare krah jush”, është shprehur Kim, ndërsa ka theksuar rëndësinë e një bashkimi që e pret Shqipërinë, atë me Bashkimin Evropian. 

“Për herë të parë po përballemi me një pandemi e cila nuk na ka lënë të mblidhemi në një çati. Ndërsa duhet të qëndrojmë  të distancuar fizikisht, ne amerikanët dhe shqiptarët, jemi po aq afër dhe të bashkuar si gjithmonë. Me fjalë të tjera, vendosmëria jonë për t’u përpjekur që gjithmonë ‘ të formojmë një Bashkim të përsosur”. Dhe i tillë është edhe rasti më Shqipërinë dhe SHBA-në. Së bashku ne kemi punuar një shekull për të formuar një shkim të përsosur midis dy kombeve tona. Shtetet e Bashkuara do vijojnë të qëndrojnë krenarë krah jush, ndërsa zgjerojmë dhe thellojme marrëdhëniet tona të mbrojtjes dhe e bëjmë Shqipërinë një aleate më të fortë dhe të aftë. Por, si gjithmonë, SHBA do të vazhdojë t’ju mbështesin. Sot Shqipëria është në një rrugë drejt një bashkimi tjetër, BE. SHBA ishin me ju në fillim të këtij procesi dhe do të qëndrojmë me ju deri sa të arrihet qëllimi,” tha ambasadorja Kim, ndër të tjera.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0098998546600342
array(1) { ["section"]=> string(102) "festa-e-pavaresise-se-shba-amdasadorja-kim-mesazh-shqiptareve-do-te-qendrojme-krenare-krah-jush-212778" }