Hapësire reklamuese

Aktualitet

Festa e “mbushur” me kanabis dhe kokainë, policia arreston 19 vjeçarin shpërndarës në Shkodër, procedohen 2 blerësit

Shkruar nga Newsbomb
Festa e “mbushur” me kanabis dhe kokainë, policia arreston 19

Policia ka arrestuar 19 vjeçarin A. G., banues në lagjen “Guerrile”  Shkodër, pasi është kapur në flagrancë duke shpërndarë kanabis dhe kokainë.

Efektivët kanë marrë informacione se në një festë në ambient të hapur po shpërndahej lëndë narkotike, ndaj kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur arrestimin e të riut, ndërkohë që janë proceduar penalisht S. H., 24 vjeç, banues në Shkodër dhe F. B., 27 vjeç, banues në Tiranë.

Njoftimi i Policisë:

Operacioni, nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Shkodër.

Arrestohet një shtetas, procedohen penalisht dy të tjerë.

Sekuestrohen dhjetëra doza të dyshuara narkotike cannabis sativa dhe një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Shkodër, pas informacioneve të marra në rrugë operative se në ishullin e lumit Buna, në fshatin Zus, Shkodër, po organizohej një festë në ambient të hapur, gjatë së cilës po shpërndahej lëndë narkotike, menjëherë kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar ”Ishulli”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

-A. G., 19 vjeç, banues në lagjen “Guerrile”  Shkodër, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Në vijim të këtij operacioni u proceduan penalisht shtetasit:

-S. H., 24 vjeç, banues në lagjen “Guerrile” Shkodër dhe F. B., 27 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Si rezultat, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale dhjetëra doza të dyshuara narkotike cannabis sativa dhe një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike kokainë.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.