Ndodh edhe kështu ndonëse për hir të së vërtetës, më herët nuk kemi dëgjuar që qytetarët të ankohen për këtë. E kemi fjalën për...urinimin.
Festa me kaq shumë birrë ka dhe këtë "efekt anësor" që duket se më së shumti shqetëson vetë qytetarët korçarë.
"Më falni por na mbyti shurra e festës", shprehet një prej tyre i cili shtëpinë e ka pikërisht ne zonën e "nxehtë" të festimeve.
Epo tani...kur të ze të ze... Jabanxhinjtë që vijnë nga larg enkas për festë nuk kanë faj. Për "efektet" pas birrës, duhet të mendojë bashkia me ca banjo aty vërdallë.
Sondazh
Poll