Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Festa e birrës në Korçë pa "Birra Korça", asnjë këngëtar vendas i ftuar në 5 netë, banorët: Bëjeni në Librazhd më mirë!

Shkruar nga Newsbomb

Korça ka nisur këtë javë të tretë të gushtit festimet tradicionale, të përvitshme të festës së birrës. Bashkia e drejtuar nga Sotiraq Filo prej ditësh fton qytetarët që të shkojnë në Korçë për 5 netë "fantastike".

Nata e parë ka qenë dje, më 17 gusht, por i ftuar nuk ka qenë asnjë këngëtar vendas, shkruan neësbomb.al. Edhe në grupin që do të këndojë sonte, në natën e dytë të festës së birrës, përsëri nuk ka asnjë artist vendas dhe kjo irrituar korçarët.

Në rrjetet sociale ata bëjnë thirrje që festimet e këtij viti të bojkotohen pasi nuk ka asgjë tradicionale në festën e birrës, një traditë e qytetit të Korçës. "Bëjeni në Librazhd më mirë", i shkruan një banor kryebashkiakut Filo.

Po ashtu, gjatë pesë netëve të festimeve në sheshin e Terminalit të Autobusëve ku mbahet koncerti, nuk do të jetë prezente as "Birra Korça". Një pije tradicionale dhe karakteristikë e festës së birrës. Në pamjet më poshtë, janë disa nga pakënaqësitë që korçarët kanë shprehur në rrjetet sociale për organizimin e këtij eventi të përvitshëm.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese