Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

“Ferri” ka zbritur në tokë, forcat izraelite bombardojnë Gazën

Shkruar nga Newsbomb
“Ferri” ka zbritur në tokë, forcat izraelite

Rreth 150,000 palestinezë po detyrohen të largohen nga zonat e Gazës qendrore, teksa forcat izraelite përparojnë në kampet e refugjatëve atje.

Dëshmitarët dhe krahu i armatosur i Hamasit raportuan se tanket kishin arritur në periferinë lindore të kampit Bureij. Ushtria izraelite kohët e fundit zgjeroi ofensivën e saj tokësore për të shënjestruar Bureij dhe kampet aty pranë Nuseirat dhe Maghazi.

Më herët ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi bëri me dije se si pasojë e bombardimeve izraeltie ditën e enjte humbën jetën dhjetëra njerëz në Gaza.

Ndërkohë, nga ana tjetër Egjipti ka konfirmuar se ka paraqitur një propozim me tre faza për të ndaluar luftimet që përfundojnë me një armëpushim. Sipas asaj që mediat e huaja raportojnë thuhet se delegacioni i Hamasit ka mëbrritur në Kajro për të dhënë pë dhënë përgjigjen e tyre ndaj këtij propozimi.

Lufta u shkaktua nga një sulm i paprecedentë ndërkufitar nga persona të armatosur të Hamasit në Izraelin jugor më 7 tetor, në të cilin u vranë 1200 njerëz, shumica civilë dhe rreth 240 të tjerë u morën peng.

Më shumë se 21,300 njerëz janë vrarë në Gaza, kryesisht fëmijë dhe gra, gjatë 11 javëve të luftimeve, sipas ministrisë së shëndetësisë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese