Hapësire reklamuese

Bota

Fermerët vijojnë protestën, "rrethojnë” samitin në Bruksel me 1 mijë traktorë

Shkruar nga Newsbomb
Fermerët vijojnë protestën, "rrethojnë” samitin

Më shumë se një mijë traktorë kanë bllokuar sot rrugët në Bruksel rreth zonës ku po zhvillohet aktualisht samiti i 27-të, duke bërë të qartë se zemërimi i fermerëve në Evropë nuk po shuhet.

Demonstruesit i vunë flakën paletave dhe teksa brohorisnin. Mediat e huaja shkruajnë se ka pasur tensione mes fermerëve protestues dhe forcave policore.

“Ka një mijë traktorë apo makina bujqësore”, tha një zëdhënës i policisë për AFP këtë mëngjes, duke sqaruar se protestuesit ishin kryesisht nga Belgjika. Numri i traktorëve para samitit vazhdon të rritet teksa raportohet se i janë bashkuar protestës fermerë nga Italia dhe Franca.

Edhe pse u tha se protesta do të jetë paqësore, disa protestues kanë hedhur gurë dhe vezë në Parlamentin Evropian, por edhe ndaj forcave të policisë.

Mediat ndërkombëtare raportuan po ashtu se fermerët rrëzuan një statujë, monumentin historik në Sheshin e Luksemburgut kushtuar John Cockerill, një industrialist me origjinë angleze, i cili u bë një biznesmen i shquar në Belgjikë.

Kujtojmë që ishin fermerët në Gjermani të parët që u ngritën në protestë, ndërsa më pas u ndoqën nga ata të Francës, Belgjikës dhe Spanjës.

Në lidhje me këtë pak ditë më parë presidenti i Frances, Emmanuel Macron kërkoi ndihmë nga Bashkimi Europian për të qetësuar protestat. Ai u shpreh se BE duhet të rregullojë importet e produkteve bujqësore nga Ukraina dhe të lehtësojë rregulloret bujqësore.

Importet nga Ukraina, mbi të cilat BE-ja hoqi dorë nga kuotat dhe tarifat pasi Rusia pushtoi në shkurt 2022, dhe negociatat e rinovuara për të arritur një marrëveshje me Mercosur kanë nxitur shqetësimin e fermerëve që ankohen për konkurrencë të pandershme në sheqer, në drithëra dhe mish.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese