Fermerët e nisën protestën e tyre për çmimet e ulëta dhe kërcënimin e konkurrencës nga importuesit e agro-ushqimeve të Amerikës së Jugut, duke bllokuar rrugët me 1,300 traktorë teksa liderët e BE u takuan për një samit.
Të tërbuar nga masat kufizuese të qeverisë ata u bënë pjesë e protestës me traktorë, ku krijuan një karvan të madh e cila mopri vëmendjen dhe bëri të dëgjohen kërkesat e tyre kundër rritjes se kostove të prodhimit, politikave te klimës dhe burokracitë e shtuara nga liderët e bllokut evropian.
Pasi dogjën paleta druri për t’u ngrohur gjatë bllokadës në autostradë, fermerët mëngjesin e sotëm hynë në Bruksel me mjetet e tyre duke u rënë burive. Ata kishin njoftuar se ishte pjesë e planit të tyre të hynin në Bruksel.
Sheshi para parlamentit Parlamentit Evropian u mbush me traktorë dhe më pas vijoi kaosi teksa fermerët ndezën zjarre dhe rrëzuan statuja dekorative. Fermerët vazhduan duke qëlluar ndërtesën e BE me vezë, pleh dhe gurë.
Rrugët kryesore të Brukselit u bllokuan nga rreth 1,000 traktorë, sipas vlerësimeve të policisë në trazirat e ngjashme me shumë qyteteve të tjera evropiane që janë zhvilluar gjatë kësaj jave.
Nga ana tjetër zyrtarët evropianë brenda ndërtesës besohet se diskutonin paketën shumë-miliardëshe si ndihmë për Ukrainën në luftën me Rusinë.
“Duhet të sigurohemi që ata të marrin çmimin e drejtë për produktet e tyre”, - tha biznesmeni e politikani vendas De Croo, vendi i të cilit mban presidencën rotacionale të BE.
Barrikadat e policisë dhe automjetet e kontrollit të trazirave, penguan fermerët të shkonin në ndërtesën e Këshillit Evropian, por tym i dendur dilte nga stivat e kashtës në disa vendndodhje në kryeqytetin belg, teksa policia përdorte ujë me presion për shuarjen e tyre.
Protestuesit gjithashtu rrëzuan një statujë në sheshin Place du Luxembourg si dhe statujën e industrialistit të njohur të shekullit 19-të John Cockerill.
Protesta po bëhet pasi fermerët besojnë se nuk mund të sigurojnë më jetesën duke punuar tokën.