Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Fermerët e Myzeqesë në protestë për Paketën Fiskale 2022, Rama publikon foton në Facebook: 7 miliardë lekë mbështetje për ta

Shkruar nga Newsbomb

Fermerët në zonën e Myzeqesë janë ngritur në protestë paraditen e kësaj të premteje, për të kundërshtuar miratimin e e Paktesë së re Fiskale të viti 2022. Ata nuk pranojnë vendosjen e 10% për TVSH për imputet bujqësore.

Fermerët së bashku me grumbulluesit kanë dërguar një paketë propozimesh në Kuvend, por deri tani nuk ka përgjigje. Në këtë protestë kanë dalë fermerë të shumtë të zonave Lushnje, Fier, Berat dhe Divjakë. Përballë tyre, janë vendosur një numër i madh i forcave të Policisë dhe FNSH-ja.

“S’kemi marrë asnjë subvencion, çmimet janë rritur, malli nuk shitet po i hedhim gjitha në plehra. Kemi 30 vite që merremi me bujqësi, asgjë nuk po shitet”, tha një grua fermere.

Ndërkohë, në një kohë që fermerët e Myzeqesë protestonin, kryeministri Edi Rama ka ndarë një foto të buxhetit të ri, për vitin 2022. Sipas tij, në vitin që vjen do të ketë 42% mbështetje për fermerët, më shumë se në vitin 2021.

Situata ka agravuar dhe pas prezencës së madhe të Policisë. Fermerët kanë çarë kordonin e vendosur në krah të rrugës kryesore dhe kanë bllokuar vendin e quajtur "Rrotondo e Plugut", duke mos lejuar qarkullimin e mjeteve në këtë aks kombëtar.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll