Tirana
clear sky
6 ° C
6 °
6 °
87 %
1kmh
0 %
Pre
15 °
Sht
14 °
Die
13 °
Hën
12 °
Mar
12 °
E premte, 16 Prill, 2021
spot_img

Fermerët e Moravës ‘zënë ngushtë’ Edi Ramën, i kërkojnë zgjatjen e orës policore, kryeministri: Komiteti nuk më pyet mua, po do jua heqim juve të fshatit

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeminsitri Edi Rama është takuar sot me fermerët e Moravës, ku është njohur me problematikat dhe kërkesat e tyre. Ata i kanë kërkuar Ramës që ora policore të zgjatet, pra që vendi të mos mbyllet më në orën 20.00-06.00.

I “zënë ngushtë”, Rama iu tha fermerëve se Komiteti i Ekspertëve nuk pyet as atë dhe asnjë njeri tjetër, por tha se fermerët që punojnë në fshat duhet të përjashtohen nga ora policore.

“Çështja është që ai komiteti nuk pyet as mua as njeri. Ajo fashë orare nuk pengon punën. Fasha orare nuk është për ata që janë në punë. Në zonën e fshatit nuk duhet të aplikohet për ata që janë në punë. Ka shumë kërkesa për rritjen e fashave orare”, tha Rama.

Më tej, ai tha se ka shumë kërkesa për zgjatjen e fashës orare por kërkoi të mos ketë nxitim pasi vende të tjera europiane po mbyllen nga e para.

Nuk duhet të nxitohemi se vendet e tjera po mbyllen nga e para. Në Francë dyqanet ishin të mbyllura, Vetëm ushqimoret ishin të hapura. Është vala e tretë. Është versioni britanik. Nuk është vdekje prurës por njësoj si tjetri por ka transmetueshmëri më të lartë. Duhet të jemi të kujdesshëm. Për të rritur vaksinimin. Do shkojmë gjysmë milioni të vaksinuar brenda majit.

Do e shikojmë këtë pjesë veçanërisht për zonën e fshatit. Se thonë disa që ikën virusi ditën dhe vjen natën. Problemi i natës lidhet me jetën e natës. Jeta e natës e ka prirjen për t’u relaksuar. Nuk është njësoj si të dalësh për një kafe në mëngjes, Do e shikojmë dhe do bëjmë më të mirë”, shtoi Edi Rama.

Këtë prag-zgjedhjesh, kemi hapur sondazhin për të parë se ku është mbështetja juaj ndaj partive dhe kandidatëve përkatës. Klikoni këtu për të votuar dhe për të aksesuar statistikat e deritanishme.

spot_img

Më shumë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit