Tirana
overcast clouds
5.5 ° C
5.5 °
5.5 °
61 %
3.6kmh
90 %
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
9 °
Sht
7 °
Die
7 °
E mërkurë, 8 Dhjetor, 2021
spot_img

Fermerët e Divjakës protestojnë para Kuvendit, Rama i shikon nga rruga dhe i merr në takim (FOTO)

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Fermerët e Divjakës janë grumbulluar paraditen e sotme para Kuvendit të Shqipërisë për të protestuar, për kërkesat që ata kanë për këtë sektor. Sipas tyre, nuk janë takuar me përfaqësuesit e bujqësisë dhe as që i njohin fare zyrtarët e shtetit.

“Ne duam subvencionim. Nuk e dimë sa do na dëgjojnë, por fushat po shterren”, tha një prej fermerëve, shkruan newsbomb.al. Teksa ata flisnin për mediat, para Kuvendit mbërriti makina e kryeministrit Rama dhe kreu i qeverisë u ndal para tyre.

Menjëherë kryeministri ndaloi mes tyre në këmbë dhe kërkoi që disa prej tyre të dilnin si përfaqësues dhe të flisnin me të në Kuvend. “Kush janë përfaqësuesit tuaj, se nuk flas dot me të gjithë. Hajdeni të flasim bashkë në Kuvend se nuk bëhet në rrugë kjo”, tha Rama.

Siç shihet nga fotot, me dorën në qafë Rama është larguar drejt Kuvendit me fermerët.

Ndërkohë, seanca e sotme plenare ka nisur me një minutë heshtje për viktimat e aksidentit në Bullgari. 46 perona humbën jetën dy ditë më parë, të gjithë shqiptarë të Maqedonisë së Veriut. 7 persona të tjerë arritën të shpëtonin. Nga 46 viktimat, 12 ishin fëmijë.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
digitalb
spot_img
spot_img