Tirana
scattered clouds
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
82 %
1kmh
40 %
Mër
27 °
Enj
25 °
Pre
25 °
Sht
25 °
Die
18 °
E mërkurë, 29 Shtator, 2021
spot_img

Ferdinand Xhaferraj flet në emër të PD dhe kërkon llogari për Portin e Durrësit: Duam të ketë transparencë, do ndërtojnë vila për biznes

spot_img

Lajme të ngjashëm

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferraj ka folur ditën e sotme në lidhje me Portin e Durrësit, ku ka kërkuar nga qeveria që të bëjë transparencë.

Ai u shpreh se problemi më i madh i ndërtimit të Portit të ri të Durrësit është fakti që kryeministri Rama po çmonton lidhjet me institucionet europiane dhe po na monton lidhje me ato lindore.

Sipas tij, Porti i Durrësit po përdoret si një lavatriçe parash, teksa parashikon se porti nuk do të ndërtohet, por do të ndërtohen vila për biznes.

“Dy ditë më parë, kryeministri Edi Rama hodhi për konsum mediatik maketin e ri të Portit të Durrësit. Përsëri dhe si gjithmonë pamë një prezantim 3D, por nisur nga rëndësia që ka porti i Durrësit si një port me një trashëgimi mbi 100 vjeçare, ne si PD kemi kërkuar transparencë për disa problematika të ndjeshme, qytetarët e Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë akoma nuk e dinë se mbi çfarë studimi po zhvendoset porti ekzistues, ku do të shkojë ky port, si do të shkojë, kur do të shkojë dhe kush do të jenë kapacitetet, volumet e portit të ri.

Së dyti, janë disa institucione europiane dhe ndërkombëtare që kanë financuar për ndërtimin e infrastrukturës portuale. Banka Euopiane e Investimeve ka financuar 17 milionë euro për të ndërtuar terminalin e kontenierëve. Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Banka Euroiane e Investimeve kanë financuar 32 milionë euro për terminalin e trageteve. Banka Botërore ka financuar 13 milionë dollarë për kalatën e përpunimit. Kush do t’i pagojë këto kredi? Për të qenë të sinqertë, problemi financiar është më i vogli.

Problemi më i madh ka të bëjë me faktin që kryeministri i vendit Edi Rama po çmonton lidhjet me institucionet europiane dhe po na monton lidhje me ato lindore. Kryeministri po na largon më shumë nga rruga drejt BE-së. Së treti, çfarë do të bëhet me koncesionet në këtë port?

Janë kompani gjermane që kanë terminalin e kontenierëve dhe trageteve. Cfarë do të bëhet? Kur qeveria 2-3 vite më parë donte të gllabëronte këto koncesione, ambasadori gjerman erdhi në port apo përsëri qytetarët shqiptar do të paguajnë në Arbitrazh papërgjegjshmërinë e kryeministrit?

Që të jemi të qartë, ne si PD nuk jemi kundra projekteve që zhvillojnë qytetin por kundra iniciativave që bëhen pa studime e pa transparencë. Kemi parë vetëm një moket të kryeministrit, një darkë të ministrit Ahmetaj me arabët në një nga restorantet më të shtrenjta dhe kemi parë si është gllabëruar kjo godinë pa asnjë vendim, i është dhënë arabëve.

I kërkojmë qeverisë transparencën, i kërkojmë drejtësisë së re që të fillojë të veprojë nga veprimi më i fundit. Mbi ç’kuadër ligjor është transferuar kjo pronë që njihet si godina me xhama? Duket qartë që porti i Durrësit po përdoret si lavatrice e parave të ndotura të Rilindjes.

Unë do të thoja që kur gjërat bëhen pa projekte, bëhen pa transparence, pa ligj, në mënyrë të padiskutueshme shkohet tek lavatriçja.

Po jua them këtu që nuk do kemi port të ri këtu. Do kemi vila nga ura e Dajlanit e deri këtu dhe përpara do parkohen jahtet. Nuk do ketë port, thjesht vila për biznes. Kjo është e gjithë historia”, tha Xhaferraj.

Më shumë

spot_img